E pazakontë në Kategorinë e Parë, kompanitë e basteve marrin vendimin drastik për tri ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2026 | 13:50

E pazakontë në Kategorinë e Parë, kompanitë e basteve marrin vendimin drastik për tri ndeshje

Sot do të luhet java e parafundit në Kategorinë e Parë. Sfidat janë të gjitha me rëndësi dhe për objektiva të ndryshëm, ndërsa nisin në orën 15:00.

kategoria e pare

Në mënyrë të pazakontë, ekspertët kanë vendosur të largojnë tri ndeshje nga kompanitë e basteve. Bëhet fjalë për Burreli-Lushnja, Kastrioti-Luftëtari dhe Pogradeci-Skënderbeu.

Tashmë llogaritë bëhen për çdo pikë të mundshme, ndërsa mesa duket kompanitë dyshojnë për marrëveshje apo tolerime mes skuadrave. Për këtë nuk kanë rrezikuar me ndeshje të veçanta.

Gara mbetet e hapur për zonën “play off” dhe atë “play off”. Bastet ndërkohë mbeten të paligjshme në territorin e Shqipërisë.

Screenshot 2026-04-25 134947

PANORAMASPORT.AL