E pabesueshme por e vërtetë, Liverpuli është ekipi më i dobët i pesë ligave të mëdha
Liverpuli ka kaluar nga parajsa në ferr në një kohë shumë të shkurtër. Klubi i cili i mahniti të gjithë në sezonin e kaluar duke u shpallur kampion në Angli, në edicionin aktual po zhgënjen në mënyrë të pabesueshme me rezultatet e tij.

Humbja të mërkurën në darkë ndaj Kristal Palas në Kupën e Ligës, ka regjistruar një statistikë mbresëlënëse. Të kuqtë kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjithë kompeticionet dhe kjo i bën ato zyrtarisht skuadrën me formën më të dobët në të 5 ligat kryesore europiane, pasi askush aktualisht nuk ka bërë më keq.
Humbja e të mërkurës ndaj Kristal Palas gjithashtu shënoi herën e parë që Liverpuli ka humbur një ndeshje Kupe në shtëpi duke pësuar tre gola e mos shënuar asnjë që nga shkurti i vitit 1934, kur u mundën nga Bolton në Kupën FA.
PANORAMASPORT.AL













