E mbylli me Tiranën, sulmuesi rikthehet te rivalët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2025 | 22:02

E mbylli me Tiranën, sulmuesi rikthehet te rivalët e Superiores

Fatmir Prengaj ka postuar një video përmes rrjeteve sociale ku falenderon Tiranën për sezonin e kaluar. Prengaj kujton një nga ndeshjet ndaj Skënderbeut ku spikati me golat e tij.

tirana

Sulmuesi ishte i huazuar nga Vora përgjatë edicionit të fundit. Kështu kthehet te kampionët e Kategorisë së Parë.

Vora do të luajë në Superiore, kështu edhe përforcohet në sulm. Vetë Prengaj ndërkohë është në rikuperim nga një dëmtim i cili e la jashtë fushës së blertë në javët e fundit.

prengaj

PANORAMASPORT.AL