E KRYER/ Skënderbeu shet një tjetër titullar të rëndësishëm, transferim me peshë në Kazakistan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2025 | 17:14

E KRYER/ Skënderbeu shet një tjetër titullar të rëndësishëm, transferim me peshë në Kazakistan

Mario Rabiu do të transferohet nga Skënderbeu te Aktobe. Këto janë raportimet e fundit nga Kazakistani, që e bëjnë gjithçka të kryer.

SKENDERBEU

Kështu bardhekuqtë do të shtojnë të tjera të ardhura, pas transferimit të Rashicës në Ukrainë. Kujtojmë se Rabiu nuk luajti dje ndaj Tiranës, ndërsa korçarët u mposhtën me rezultatin 1-0.

Skënderbeu vazhdon të jetë ndër klubet shqiptare që grumbullon më tepër të ardhura në merkato. Ndërkohë që ky sezon nuk po shkon si duhet, pasi bardhekuqtë mbyllin tabelën e renditjes dhe rrezikojnë seriozisht mbijetesën.

Rabiu

PANORAMASPORT.AL