Postuar: Mars 16, 2026 | 16:54
E konfirmon FSHF, në 30 mars do të zhvillohet testi miqësor kundër…
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Uzbekistanit U-21 më 30 mars në Antalia të Turqisë.

Pas anulimit të dy ndeshjeve miqësore të planifikuara më parë në Antalia, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Uzbekistanit për zhvillimin e kësaj sfide miqësore.
Takimi mes Shqipërisë U-21 dhe Uzbekistanit U-21 do të luhet më 30 mars, në orën 14:30, do të shërbejë si një test i rëndësishëm për ekipin kuqezi në kuadër të përgatitjeve për angazhimet e ardhshme ndërkombëtare.
PANORAMASPORT.AL













