E BUJSHME/ Transferim te Skënderbeu? Presidenti Bardhi: Kush kërkon Ilir Dajën, kartoni i tij nis nga 1 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2026 | 22:45

E BUJSHME/ Transferim te Skënderbeu? Presidenti Bardhi: Kush kërkon Ilir Dajën, kartoni i tij nis nga 1 milionë euro

Dinamo dhe presidenca blu “vuajnë” jo pak ato që fi ruan në 36 javë. Starti me grusht të fortë i “Final 4”, pas Kupës së fi tuar me Egnatian, risolli në vëmendje faktin e pikëve të munguara në 36 javë garë, gjë që minimizon shanset e titullit. Dhe për këtë, presidenti Ardian Bardhi është koshient dhe mëse i vetëdijshëm.

Screenshot 2026-05-19 164432

Starti kundër Vllaznisë pretendente dhe prepotente verbalisht në raport me Dinamon foli shumë. President Bardhi nuk mjaftohet me këto 3 pikë. Do edhe 6 të tjera dhe do të jetë afër ekipit për të çuar deri në fund misionin e Dinamos si kampione morale e sezonit. Përtej kësaj, fi torja kundër Vllaznisë pretendente me ekipin e… tretë, konfi rmoi që blutë po paguajnë turbulencat e shumë pikëve që sot do ta shikonin Dinamon më fondamentale për titull.

Ndërkaq, Bardhi gjatë gjithë kohës së turbullirës te Dinamo me oshilacione ishte njeriu që kërkoi të gjente PSE-të dhe shkaqet te ekipi, përtej trajnerit Daja, që tashmë portalet dhe mediat e “çojnë” në ekipe të ndryshme duke e konsideruar të përfunduar misionin me Dinamon. Këtu Bardhi kërkon të ndërhyjë duke ia lehtësuar sadopak negociatën.

“Kam dëgjuar që duan Ilirin, trajnerin Daja. Pse jo. Treg i lirë jemi. Dinamo në çdo moment do të marrë në konsideratë absolute çdo propozim që vjen nga çdo klub, duke nisur nga 1 milion euro, asnjë cent më pak, për dhënien e kartonit të tij. Nëse do të ketë një propozim të tillë, me shumë kënaqësi Dinamo do ta marrë në konsideratë. Në të kundërt, më vjen keq por do të vazhdojnë ta shijojnë timonierin blu nga TV, ose nga stadiumi. Dinamo kërkon mbylljen e Final 4 me 9 pikë në tre ndeshje. Dhe akoma më tej të konfirmojmë të njëjtën paraqitje në Europë si një vit më parë, për të tentuar grupet. Dhe me disa lëvizje në ekip jam shpresëplotë që Dinamo do të udhëheqë imazhin e futbollit shqiptar në botë”, shprehet presidenti Bardhi.

GERTI ÇARÇANI-PANORAMASPORT.AL