“E bëmë Hajdukun e vogël”, kapiteni Dita: I falenderoj çunat, ma lehtësuan gabimin që bëra në ndeshjen e parë
Kapiteni i Dinamo, Bruno Dita, u shpreh tepër i emocionuar, pas kualifikimit ndaj Hajdukut të Splitit në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, Dita u shpreh:

“Kjo është mbrëmje e gjitha për t’u shijuar dhe jetuar. Emocion i paparë. Kemi bërë ndeshje të madhe. Atje u mundëm për gabimet tona, këtu ishte një ndeshje e madhe, për t’u mbajtur mend.
Besimi buroi, ne besonim tek të gjithë çunat. E bëmë Hajdukun e vogël. I falenderoj të gjithë çunat për ndeshjen. Ma lehtësuan gabimin që bëra në ndeshjen e parë.
Nuk e kishim menduar që do të shkonim deri këtu, po i kemi marrë ndeshjet hap pas hapi. Ja ku jemi deri këtu”, u shpreh kapiteni Bruno Dita.
PANORAMASPORT.AL













