Dy të dëmtuar dhe Lulaj, ja situata te Elbasani i Gvozdenoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2025 | 22:00

Dy të dëmtuar dhe Lulaj, ja situata te Elbasani i Gvozdenoviç

Për ndeshjen me Dinamon verdheblutë nuk do të kenë mungesa për arsye kartonësh, por gjithsesi do të jenë të privuar nga dëmtimet.

elbasani

Edon Hasani me Arsen Lleshin vijojnë të jenë të dëmtuar, por shpresat janë te rikuperimi i kapitenit Bruno Lulaj. Mbrojtësi u la në stol në sfidën me durrsakët për të vazhduar me rikuperimin dhe gjasat janë që ndaj bluve të rikthehet në fushë. Pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme për këtë përballje.

PANORAMASPORT.AL