Dy futbollistë të rëndësishëm rrezikojnë Bylisin, ja situata te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2025 | 20:21

Dy futbollistë të rëndësishëm rrezikojnë Bylisin, ja situata te Vllaznia

Shqetësimet fizike të futbollistëve vijojnë të jenë një problem te Vllaznia, ku ende janë dy futbollistë rreth të cilëve ka dyshime. Fjala është për Klinti Qaton dhe Çarls Bismark, dy lojtarë që po vuajnë prej disa kohësh problemet fizike.

vllazniaa

Kështu për mesfushorin nga Kuçova një problem vijon të jetë gjuri i operuar para disa kohësh, me Qaton që ende duket se ndjen dhembje dhe nuk është i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës dhe dhënë kontributin e tij. Po ashtu edhe Bismark duket se do jetë një mungesë për Vllazninë në ndeshjen e radhës ndaj Bylis. Me sulmuesin, shqetësimi i të cilit mendohej të mos ishte kaq serioz.

Por, ganezi mungon në fushën e lojës që nga ndeshja Teuta-Vllaznia në datën 21.09.2025, që përfundoi në shifrat 1-1. Pra, thuajse një muaj jashtë fushave për ish-sulmuesin e CSKA Sofia, i cili nuk po jep ende kontributin që pritej tek 9 herë kampionët e vendit. Me drejtuesit e klubit shkodran dhe stafin teknik që këmbëngulën gjithë verën për të sjellë 24-vjeçarin në Shkodër.

Megjithatë gjendja fizike e dyshes do analizohet me kujdes gjatë këtyre ditëve. Për të kuptuar më mirë nëse do jenë në gjendje të japin kontributin e tyre në një periudhë ku skuadrat do kenë ndeshje të njëpasnjëshme çdo javë. E çdo trajner kërkon të ketë në dispozicion gjithë organikën e futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL