Durrsakët me një të pezulluar, kurbinasve u mungon fitorja prej 8 javësh. Ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2025 | 9:17

Durrsakët me një të pezulluar, kurbinasve u mungon fitorja prej 8 javësh. Ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Laçi

Teuta pas barazimit me Dinamon javën e kaluar, ka kthyer fokusin te dueli i radhës në kampionat. “Djemtë e detit” do të duelojnë me Laçin, përballje kjo e vlefshme për javën e 34- t.

teuta laci

Skuadra e Bledar Hodos do të presë në shtëpi kurbinasit ditën e sotme, në orën 15:30. Takim shumë delikat, ku do të kërkojnë fitoren për të “vulosur” edhe qëndrimin në Superiore. Ekipi mbylli sot përgatitjet intensive për këtë përballje.

sdfasdasdasda

Fatmirësisht, Hodo ka grupin e plotë të futbollistëve, më përjashtim të Maçollit që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, kjo do t’i japë mundësinë të luajë me më të mirët ndaj kurbinasve. Për këtë takim, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesit kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit.

Nga ana tjetër, kurbinasit vijnë pas një goditjeje të rëndë në shtëpi, teksa humbën nga Skënderbeu. Për t’u shënuar fakti se skuadra e Morieros ka nëntë ndeshje rresht mes kampionatit dhe Kupës që nuk fiton.

zxcxzcxczc

Jo vetëm kaq, por fitorja e fundit është kundër durrsakëve në 16 shkurt. Më pas vetëm tre barazime me Egnatian, Bylisin dhe Vllazninë. Nëse duan të mbijetojnë në kategori, Laçi sot duhet të fitojë.

PANORAMASPORT.AL