Dinamo u rikthye te fitorja, Ilir Daja: Kjo është e mira e këtij ekipi! Itodo? Humbëm një forcë në sulm
Dinamo u rikthye te fitorja duke mposhtur “macen e zezë” të këtij sezoni, Bylisin.

Pas ndeshjes së fituar 3 me 1, Ilir Daja deklaroi:
“Ka pasur një portal sot që Dinamo luan për ringjallje, ne aty kemi qenë. Ballshi na ka nxjerrë shumë probleme në 3 fazat e para, sot shumë e vështirë se kishim shumë lojtarë jashtë. Dhe Meksin me Nanin i mbajtëm për të qenë afër ekipit.
E filluam ndeshjen me gol, shkuam në golin e dytë. Sot kemi qenë më mirë se sa Bylisi sepse kemi marrë gol nga goditje standarde, prap kemi reaguar. Kjo është e mira e këtij ekipi që edhe nëse bën hap fallso rikthehet shpejt. Dalja e Itodos është humbje për sulmin, por sot Bregu me 10 gola dhe na vjen mirë që i kemi 3 sulmues me 10 gola, Itodo me 10.
Vendosja e Zabërgjës si mesfushor ishte zgjedhja e vetme që kishim sepse e dimë që është ndër golashënuesit tonë dhe duhet të jetë sa më afër portës. Nuk është hera e parë që luan në atë pozicion, ishte e detyruar dhe e bëri shumë mirë.
Me largimin e Itodos humbim një forcë në sulm, sidomos në tranzicionet pozitive. Sot kishim armë të fortë rimarrjen e topit, ishim në nivelin e duhur në raport me ndeshjet e tjera”, u shpreh Daja për RTSH.
PANORAMASPORT.AL













