Dinamo, titulli varet nga “nëndetësja”. Blutë kanë në dorë fatin e “Final 4”
Dinamo arriti të marrë një fitore të madhe në debutimin e “Final 4”, aty ku mundi me rezultatin e pastër 0-2 Vllazninë, në një takim ku në fakt nuk pritej shumë nga blutë.
Mungesat e shumta që kishte, faktin se titulli ishte vetëm një mirazh dhe për më tepër që vetëm pak ditë më parë luajti finalen e Egnatias, e bënë Dinamon të dukej si skuadra që respekton garën por në fushë rezultoi e kundërta pasi të besuarit e Dajës arritën të marrin një fi tore shumë të rnëdësishme që ka ndërruar tashmë historinë e ndeshjeve të fundit. Nëse deri para pak ditësh titulli mendohej se do të diskutohet mes Vllaznisë e Elbasanit, tashmë janë 4 skuadra që shpresojnë të arrijnë triumfi n në fund.
SKENARËT E DINAMOS– Fitorja e Dinamos ndaj Vllaznisë në javën e parë të fazës “Final Four” ka ndryshuar panoramën e garës për titullin kampion. Vetë blutë janë tashmë në garë dhe shpresojnë që të realizohet një skenar, që mund të rikthejë titullin në kryeqytet. Suksesi ndaj Vllaznisë jo vetëm që i mbajti blutë në garë, por i dha edhe një tjetër dimension luftës për titullin. Tashmë llogaritë janë më të qarta, pasi Dinamo duhet të fi tojë dy ndeshjet e mbetura dhe njëkohësisht të shpresojë që përballjet e tjera të mbyllen në barazim. Nëse ky kombinim rezultatesh realizohet, skuadra kryeqytetase do të ngjitej në krye të renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë, por do të përfitonte nga avantazhi i ndeshjeve direkte për të siguruar vendin e parë.
Edhe pse gjithçka nuk varet vetëm nga rezultatet e saj, Dinamo tashmë ka rikthyer entuziazmin dhe motivimin brenda grupit. Fitorja ndaj një kundërshtari direkt ka treguar se skuadra është ende e aftë të rivalizojë në momentet vendimtare të sezonit. Në kampin blu besohet se gara mbetet plotësisht e hapur dhe se ekipi duhet të bëjë detyrën e tij deri në fund, duke mbajtur gjallë ëndrrën për titullin kampion. Vecc avantazhit në ndeshje direkte ndaj Vllaznisë, Dinamo ka edhe avantazhin tjetër ndaj Elbasanit. Që të arrijë të ketë pikë të barabarta me verdheblutë, Dinamo duhet të fi tojë ndeshjen direkte dhe diçka e tillë, e bën skuadrën e Dajës më të avantazhuar në ndeshje direkte duke i dhënë vendin karshi Elbasanit.
FINAL 4- Nëse për Dinamo janë kombinime që skuadrat tjera duhet të bëjnë, ndryshe është situata për klubin blu në krahasim me të tjerat. Të besuarit e Dajës kanë në dorë fatin e kampionit duke qenë se fi llimisht kanë ndalur skuadrën e Vllaznisë dhe kanë mbetur dy ndeshje të tjera. Skenari është i tillë që cilado skuadër që arrin të mundë Dinamon, me kusht që Dinamo të mundë tjetrën, me shumë gjasa do të shpallet kampione e Shqipërisë. Kështu, nëse Dinamo ia del ndaj Elbasanit por gabon me Egnatian, këta të fundit kanë një shans të madh për të fituar titullin nëse arrijnë të mundin edhe Vllzninë.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Elbasanin, që nëse fiton ndaj Dinamos dhe nga ana tjetër Dinamo ndal Egnatian, atëherë verdheblutë mund të shpallen kampionë të Shqipërisë. Për Vllazninë, shkodranët duhet të fi tojnë dy ndeshjet e saj dhe të shpresojnë që Dinamo të bëjë mirë në sfi dat e tjera për të pasur më shumë pikë se ndjekësit direktë. Dinamo do të zbresë në fushë edhe dy herë të tjera ku fillimisht do të ketë përballjen me Elbasanin e më pas do ta mbyllë me Egnatian.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













