Dinamo ka shumë për të përmirësuar, 12 gola të shënuar në 2025-ën i sollën vetëm 2 fitore
Dinamo është një skuadër që shënon sistematikisht. Në shumë pak ndeshje të këtij kampionati blutë nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës.

Për vitin 2025 “Nëndetësja” ka zhvilluar 5 ndeshje dhe në të gjitha ka shënuar të paktën një gol. Në total kryeqytetasit kanë realizuar 12 gola në këto 5 ndeshje, megjithatë vetëm në dy raste kanë dalë nga fusha me fitore. Dinamo humbi fillimisht 1-2 në Ballsh me Bylisin, më pas mundi 6-1 Erzenin në Kupë dhe 1-3 Elbasanin në kampionat.
Për të vazhduar me dy barazimet me të njëjtin rezultat në kampionat, 1-1 me Partizanin dhe Skënderbeun. Pozitiv është fakti që blutë shkojnë te goli rregullisht, por duhet të përmirësojnë diçka në lojën mbrojtëse, sepse kanë pësuar në të 5-ta ndeshjet e 2025-ës, edhe nga Erzeni në Kupë.
PANORAMASPORT.AL













