Dinamo ka rregulluar mbrojtjen, por skuadra e Ilir Dajës është dobësuar në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2025 | 20:50

Dinamo ka rregulluar mbrojtjen, por skuadra e Ilir Dajës është dobësuar në sulm

Dinamo ka pasur një fillim sezoni me oshilacione, ku pas fitores ndaj Vllaznisë në javën e parë ku edhe shënoi 3 gola, nuk diti të realizonte më pas në 3 ndeshjet e radhës. Ndaj Elbsasanit, Teutës e Bylisit, skuadra e Dajës nuk ka shënuar asnjë gol, teksa u çlirua më pas ndaj Tiranës duke realizuar dy gola si edhe dy të tjerë në sfidën ndaj Flamurtarit.

dinamo

Në krahasim me sezonin e shkuar, Dinamo ka një mungesë golash, duke qenë se vjet pas 7 ndeshjesh, kishte shënuar 9 gola, ndryshe nga 7 golat e shënuar këtë sezon.

Megjithatë, blutë kanë përmirësuar mbrojtjen. Skuadra e Dajës duket se ka një mbrojtje hermetike këtë sezon, pasi ka pësuar vetëm 3 gola në 7 javët e para dhe çuditërisht, dy ndeshje i ka humbur kur ka pësuar dhe një ndaj Tiranës e ka fituar. Sezonin e shkuar, pas 7 javëve Dinamo kishte pësuar 9 gola, 6 më shumë se këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL