Dinamo gjen mesfushorin e Kombëtares në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, fillojnë “maloret e forta” për blutë e Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2025 | 23:36

Dinamo gjen mesfushorin e Kombëtares në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, fillojnë “maloret e forta” për blutë e Dajës

Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës falë rezultatin të përgjithshëm me shifrat 3-2 kundër Atletik Eskaldes.

DINAMO

Blutë kanë mësuar kundërshtarin dhe ai do të jetë Hajduk Splik, skuadra ku luan mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti. Ky i fundit e ka nisur si titullar ndeshjen e sotme.

Kroatët mposhtën me shifrat e përgjithshme 3-2 Zira dhe tashmë do të përballen me dinamovitët. Një kualifikim i vuajtur për skuadrën kroate që u zgjidh në shtesa, fal golit të Benrahou në minutën e 95-të.

Hajduk është në mesin e kampionatit dhe pozicionohet aktualisht është në vendin e tretë. Duket se tani fillojnë “maloret e forta” për blutë e Ilir Dajës në arenën Europiane.

PANORAMASPORT.AL