Dilema për Milinkoviç, katër futbollistët që u ulën në stol…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2025 | 20:15

Dilema për Milinkoviç, katër futbollistët që u ulën në stol…

Presioni te Partizani në derbi vërehej si asnjëherë tjetër. Formacioni ndaj Tiranës ishte befasi, pasi në stol kishin mbetur disa lojtarë të konsideruar të besuarit e Milinkoviç. Një vendim që duket se ka ardhur edhe nga paraqitja zhgënjyese me Bylisin në transfertë.

partizani

KATËR- Disa futbollistë në derbi nuk morën asnjë minutë. Është e çuditshme, që duke qenë titullarë nuk ishin më preferenca. Një vendim pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme deri tani. Bëhet fjalë për Buxhelajn, Mehmetin, Isgandarlin dhe Gudjufin.

Ishte ndeshja e parë që Isgandarli u ul në stol. Sulmuesi azer kishte nisur çdo të takim të mëparshëm nga minuta e parë. Jo vetëm u ul në stol, por si tre emrat e tjera nuk u preferua për t’i dhënë minuta.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Mehmetin. Mesfushori ka pasur disa ulje-ngritje dhe trajneri duket se humbi besimin në fund tek ai, ndërsa bëhet fjalë për mesfushën. Askush më parë nuk i kishte besuar Gudjufit si Milinkoviç. Ndaj Tiranës nuk u pa në fushë, njëjtë si Buxhelaj. Ky i fundit u rikthye nga dëmtimi, i mori vendin Atanaskoskit ndaj Bylisit, më pas dhe u ul në stol pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Ballshit.

PARALAJMËRIMI- Si asnjëherë tjetër, Milinkoviç ia faturoi fajin lojtarëve për humbjen zhgënjyese në Ballsh. Reflektimin e tij e tregoi në formacion. Partizani ndërkohë nuk funksionoi aspak në fushë. Tirana e vendit të fundit, që nuk kishe asnjë fitore, ia doli të triumfojë me lehtësi. Triumfi 0 me 3 tregonte shumë për të gjithë situatën e krijuar.

PANORAMASPORT.AL