Dhuna dhe kaosi pas Flamurtari-Elbasani, e pësojnë vetëm vlonjatët me ndëshkime shumë të rënda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 22:25

Dhuna dhe kaosi pas Flamurtari-Elbasani, e pësojnë vetëm vlonjatët me ndëshkime shumë të rënda

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet edhe për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në fund të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Elbasanit, ku kishte kaos në dhomat e zhveshjeve me përplasje mes lojtarëve dhe stafeve të dy skuadrave.

flamurtari elbasani

Edhe pse vlonjatet kanë akuzuar futbollistin e Elbasanit, Emiljano Musta, si shkaktar të sherrit dhe iniciator i përplasjeve, për Disiplinën, problematikët kanë qenë vetëm vlonjatet.

Kësisoj, klubi është dënuar me një gjobë të majme, ndërsa është pezulluar 6 muaj mbrojtësi Luçiano Skuadrone, bashkë me pjesëtarin e stafit Artan Memetaj (një vit) të cilët janë dënuar si personat që kanë sulmuar kundërshtarët.

VENDIMET E DISIPLINËS PËR NDESHJEN FLAMURTARI-ELBASANI

  1. Flamurtari FC, për mospërmbushje të përgjegjësive për rendin dhe sigurinë pas përfundimit të ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i Flamurtari FC, Artan Memetaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  3. Lojtari i Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, lojtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

PANORAMASPORT.AL