Debutimi me klubin e Seria A e promovoi, talenti i Shqipërisë largohet me klauzolën e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2026 | 12:23

Debutimi me klubin e Seria A e promovoi, talenti i Shqipërisë largohet me klauzolën e veçantë

Adi Kurti debutoi këtë sezon me Veronën. Talenti i Kombëtares U-21 u promovua nga klubi italian, që tashmë e ka huazuar te Ternana në Serinë C.

Screenshot 2026-01-28 122030

Kurti është larguar me një klauzolë të veçantë. Për 20-vjeçarin e qendrës së mbrojtjes është vendosur mundësia e blerjes në fund të sezonit, por jo vetëm.

Verona po ashtu mund ka ruajtur mundësinë, që ta blejë sërish Kurtin nëse Verona bën të njëjtën gjë. Futbollisti i lindur në Elbasan e pati debutimin ndaj Venecias në Kupën e Italisë ku mori disa minuta në fund.

Ternana ku ka vendosur të huazohet mban vendin e tetë në renditje. Aktualisht konsiderohet si një nga ekipet që synon ngjitjen.

PANORAMASPORT.AL