Çudira në Shkodër, Vllaznia shiti katër talente për 3 milionë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2018 | 18:32

Çudira në Shkodër, Vllaznia shiti katër talente për 3 milionë lekë

Menaxhimi i talenteve që prod hon akademia e Vllaznisë mbetet pika më e dobët e klubit shkodran, të paktën në këto gjashtë vitet e fundit, kur skuadra administrohet nga bashkia. Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë, pasi nga katër lojtarë të talentuar klubi ka përfituar vetëm 30 milionë lekë. Skandali thellohet kur emra si Rubin Hebaj dhe Esin Hakaj janë larguar nga Vllaznia me parametra zero, me klubin kuqeblu që nuk ka përfituar asnjë lek. Sulmuesi firmosi në verë në vitin 2017 me sllovenët e NK Domzhale, ndërsa mbrojtësi i majtë u transferua te Partizani.

hebaj domzhale

 

Aktualisht Hakaj është pjesë e Teutës dhe një titullar konstant te kjo skuadër. Mirëpo, duke qenë se me këta dy lojtarë u gabua në menaxhim, sërish në klubin kuqeblu nuk arritën t’i shfrytëzonin si duhet talentet. Shembulli më konkret është ai i mesfushorit të krahut, Uendi Vecaj. Në verën e vitit të kaluar, ky i fundit u provua te Dinamo e Zagrebit dhe kroatët i bënë ofertë Vllaznisë për blerjen e kartonit. Shuma ishte qesharake: vetëm 20 mijë euro.

esin hakaj

Mirëpo, në vend që klubi të bënte rezistencë, pranoi shitjen e një talenti në Kroaci për këtë shifër. Çudirat vazhdojnë edhe këtë vit. Vetëm dy ditë më parë, një tjetër talent i dalë nga akademia Vllaznia bëhet pjesë e Partizanit. Senad Hysenaj u transferua tek të kuqtë, pasi klubi kryeqytetas pagoi 4 milionë lekë të vjetër. Mbrojësi i majtë bënte pjesë te Vllaznia B, edhe pse trajneri Ernest Gjoka ishte shprehur se e kishte në plane dhe do ta afronte në skuadër.

senad hysenaj

Menaxhimi i talenteve është vërtet skandaloz, për më tepër që Vllaznia mbetet klubi me fidanishten më të mirë në vend. Këtë shqetësim e ka ngritur herë pas here edhe drejtori sportiv i akademisë, Alban Hasani, por koha ka treguar se lojtarët kanë bërë çfarë kanë dashur.

Vecaj

FIRMOS RAHOVA

Për të sfumuar sadopak blofet në menaxhimin e të rinjve, dje klubi shkodran konfirmoi kontratën me kapitenin e ekipit U-19, Arsaed Rahova. Mbrojtësi i krahut firmosi një kontratë 3-vjeçare, teksa u prezantua nga vetë drejtori Alban Hasani. Tashmë duhet që drejtuesit e klubit të kenë vëmendjen te këta emra dhe të mos i lëshojnë ashtu siç kanë bërë me disa nga elementët e rinj.

Hysenaj2

Skuadra zinxhir të Vllaznisë kanë prodhuar gjithnjë lojtarë cilësorë, që më së shumti kanë kontribuar në skuadra të tjera të Superiores, se sa me kuqeblutë.

ADMIR URUÇI