Botërori i shtangës, Ertjan Kofsha vendos rekord europian për të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2025 | 10:33

Botërori i shtangës, Ertjan Kofsha vendos rekord europian për të rinj

Me konkurrimin e djeshëm të Ertjan Kofshës, Shqipëria ka përfunduar garat e saj në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, aktivitet që po zhvillohet që prej datës 2 tetor në Fjorde të Norvegjisë.1759932723_ertjankofshaKofsha i mati forcat në kategorinë 94 kg, duke marrë pjesë në Baterinë C. Talenti shtërmanes, vetëm 20 vjeç, më i vogli në moshë mes 31 peshëngritëse pjesëmarrës në të tria bateritë, vinte në këtë eveniment të rriturish për të “gjuajtur” rekorde në radhët e të rinjve dhe e realizoi pjesërisht objektivi e vendosur, duke shkëlqyer në stilin e shkëputjes, aty ku fiksoi rekord europian për të rinj.

Ndërkohë në shtytje ishte pa fat, pasi i dogji të tria provat edhe pse në tentativën e tretë ishte pranë triumfit, që do t’i jepte edhe dy rekorde të tjera në rang moshash. GARA – Peshëngritësi shtërmenas, i stërvitur nga trajneri Leonard Toska, e nisi konkurrimin në shkëputje me 161 kg, por nuk ia doli ta kalonte provën e parë. Të njëjtën peshë e realizoi me sukses, falë një ekzekutimi fantastik në tentativën e dytë, duke shkruar emrin e tij në rekordin europian për të rinj në kategorinë e re të peshave, tashmë 94 kg.

Kofsha provoi më pas me 163 kg, por nuk arriti ta kalonte me sukses. Kështu me 161 kg, Ertjani e mbylli në vendin e parë Baterinë C në stilin e shkëputjes, në pritje të dy baterive të tjera që do të zhvillohet sot. Më tej ishte radha e stilit të shtytjes, aty ku Kofsha provoi të parën me 190 kg, por dështoi.

Tentoi në të dytën me 193 kg, duke mos ia dalë sërish. U rikthye në tentativën e tretë me 193 kg, peshë të cilën arriti ta ngrinte lart, por nuk ia doli të fiksohej në momentin final, duke mos e realizuar kështu me sukses deri në fund ekzekutimin. Zhgënjimi ishte i dukshëm te talenti i peshëngritjes shqiptare, i cili iu afrua shumë një rezultati të madh. Kështu, me Kofshën mbyllen garat kuqezi në Norvegji, pasi më parë kishin konkurruar edhe dy ikonat e shtangës, Briken Calja dhe Erkand Qermaj, por pa mundur që të futen në top-10.fdshPANORAMASPORT.AL