“Bonus një telefon nga gruaja”, Shensoj i gëzohet kthimit në Superiore me Laçin por lë gjithçka të hapur: Do vendosim me drejtuesit për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2026 | 19:59

“Bonus një telefon nga gruaja”, Shensoj i gëzohet kthimit në Superiore me Laçin por lë gjithçka të hapur: Do vendosim me drejtuesit për të ardhmen

Pas fitores 2-0 ndaj Pogradeci, Laçi ka siguruar matematikisht rikthimin në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në përfundim të sfidës, trajneri i kurbinasve, Naxhi Shensoj, për mediat u shpreh:

naxhi shensoj

“E merituam triumfin dhe rikthimin në Superiore. Gjatë gjithë sezonit kemi bërë një punë shumë të mirë. Patëm një periudhë të vështirë në fillim, por më pas gjetëm ritmin dhe identitetin e lojës. Kjo skuadër e meriton Superioren.

Pogradeci është një rival shumë i fortë, por ne treguam se jemi më të mirë. Lojtarët zbatuan në mënyrë perfekte idetë taktike dhe fituam me meritë. Që në fillim kërkuam presing të lartë dhe i bëmë të kuptojnë se nuk kishin hapësira ndaj nesh. Nuk mund të bëja më shumë si trajner, duke marrë parasysh që e mora skuadrën në mes të sezonit. Edhe pse fillimi nuk ishte i lehtë, nuk u dorëzova. Ishte kënaqësi të punoje me këtë grup lojtarësh. Bonusi? Mjafton telefoni nga gruaja ime, ai është bonusi më i madh për mua”.

Sa i përket të ardhmes, trajneri la gjithçka të hapur: “E dua këtë klub, këtë skuadër dhe këtë fanellë. Do të ulem të bisedoj me drejtuesit dhe pastaj do të vendosim se çfarë do të bëjmë për sezonin e ardhshëm”.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL