“Bomba” e merkatos te Tirana! Ish-lojtari i Kombëtares pranë firmës, në garë edhe Flamurtari me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2026 | 23:57

“Bomba” e merkatos te Tirana! Ish-lojtari i Kombëtares pranë firmës, në garë edhe Flamurtari me Egnatian

Tirana është pa frena në këtë merkato dimri. Pas zyrtarizimit të Redon Xhixhës, një tjetër emër i bujshëm pritet te bardheblutë. Bëhet fjalë për Endri Çekiçin siç raporton “Talentet Shqiptare”.

Screenshot 2026-01-08 144842

Ish-lojtari i Kombëtares shfaqet edhe në radarin e Flamurtarit me Egnatian. Kjo situatë është krijuar pasi eksperienca me Belouizdad në Algjeri nuk ka përmbushur pritshmëritë. Kontrata do të përfundonte para kohe.

I lindur në Pogradec, Çekiçi do e kishte një rikthim pas 12 vitesh. Fantazisti pasi dilte nga moshat e Pogradecit, luante për një periudhë me Teutën.

29-vjeçari do të shtonte alternativat në mesfushë, por edhe për fazën ofensive. Tirana është skuadra më aktive e merkatos deri tani.

PANORAMASPORT.AL