Besnik Hasi emërohet trajner i Anderlehtit
Besnik Hasi është emëruar kryetra jner i skuadrës më të madhe belge, Anderleht. 42-vjeçari nga Gjakova deri më tani ishte ndihmëstrajner i Anderlehtit, por mori drejtimin e skuadrës pasi trajneri i deritashëm, holandezi John van den Brom, u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Ish-futbollisti i Shqipërisë, 32 herë kampionin e Belgjikës do ta drejtojë të paktën deri në fund të këtij edicioni. Anderlehti të shtunën humbi nga Oud-Heverlee me rezultatin 1-0. Ishte humbja e nëntë këtë edicion dhe drejtuesit e klubit pas presionit të madh vendosën të reagojnë. Hasi e merr Anderlehin një javë para fundit të edicionit të rregullt. Anderlehti është i treti në klasifikim me 54 pikë, 12 më pak se Standard Liezhi që kryeson. Pas edicionit të rregullt, gjashtë skuadrat e para luajnë edhe 10 javë të tjera në “play off” përmes të cilit caktohet kampioni. “Unë kam shpresuar që të vazhdojmë me trajnerin që kishim, por drejtuesit e klubit menduan ndryshe. Në pozitën ku jam nuk mund të zgjedh momentin dhe pranova detyrën e kryetrajnerit. Si ekip po kalojmë periudhë shumë të vështirë, prandaj nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Hasi të hënën mbrëma për “Kohën Ditore”. Ai po të hënën është prezantuar në një konferencë për media. Vlerësimi “Për këtë periudhë është vlerësuar se jam njeriu ideal për të drejtuar skuadrën. E njoh ekipin shumë mirë, siç e njoh edhe klubin. Për këtë kampionat nuk kemi pasur ambicie titullin, pasi na kanë ikur shumë lojtarë yje. Qëllimi ishte që lojtarët e rinj të depërtojnë, por talentet që kishim në ekip nuk kanë bërë progresin e pritur dhe nuk kanë luajtur shumë. Kjo ishte gjëja më zhgënjyese. Më mbetet të punoj që të kthej besimin tek këta lojtarë, si edhe dëshirën për lojë”, ka shtuar Hasi. Ai si ndihmëstrajner i parë i Anderlehtit fitoi tre tituj të Belgjikës. Hasi nisi punën si asistent te Anderlehti në verë të vitit 2008, menjëherë pasi i dha fund karrierës si lojtar. Si futbollist kaloi gjashtë vite tek Anderlehti, nga viti 2000 deri në vitin 2006 dhe fitoi disa trofe. Ka luajtur edhe për skuadra tjera në Belgjikë, si edhe në Kosovë, Kroaci e Gjermani. Për Shqipërinë ka luajtur nga viti 2000 deri në vitin 2007, ndërsa ka realizuar dy gola në 47 ndeshje. Ky është suksesi më i madh për një lojtar shqiptar në profilin e trajningut.
|
“Pasaporta” e Besnik Hasit |
|||
| Emri / Mbiemri | Besnik Hasi | ||
| Datëlindja | 25 dhjetor 1971 | ||
| Vendlindja | Gjakovë, Kosovë | ||
|
Karriera si futbollist |
|||
|
Vitet |
Skuadra |
Nd |
Gola |
|
1988–1990 |
Liria Prizren |
46 |
(7) |
|
1990–1991 |
NK Zagreb |
5 |
(0) |
|
1991–1992 |
FK Dinamo Pančevo | ||
|
1992–1993 |
NK Zagreb |
0 |
(0) |
|
1993 |
KF Prishtina | ||
|
1993–1994 |
NK Samobor | ||
|
1994–1997 |
KRC Genk |
79 |
(19) |
|
1997–1998 |
TSV 1860 München |
7 |
(0) |
|
1998–2000 |
KRC Genk |
62 |
(3) |
|
2000–2006 |
Anderlecht |
107 |
(1) |
|
2006–2007 |
Lokeren |
35 |
(1) |
|
2007–2008 |
Cercle Brugge |
31 |
(0) |
|
Me kombëtaren |
|||
|
2000–2007 |
Shqipëria |
47 |
(2) |
|
Karriera në trajning |
|||
| 2008–2014 | Zv.trajner, Anderlehti | ||
| 10 mars 2014… | Trajner, Anderlehti | ||













