Befasia e Dinamos, Kërnaja tregon si mposhti Ilir Dajën! Ish-trajneri i Partizanit: Mos i hidh gurë çdo qeni
Dinamo befasoi dje Vllazninë duke e mposhtur në Final Four. Dhe pse me shumë mungesa apo pa Ilir Dajën në stol, dinamovitët fituan 2 me 0 në stadiumin “Air Albania”.

Menjëherë pas fitores, Oltijon Kërnaja publikoi një video të punës së tij te Partizani. Ish-trajneri i “demave” tregoi si erdhi fitorja ndaj Dinamos së Ilir Dajës, puna në stërvitje dhe statistikat që e renditën si një nga trajnerët me mesataren më të lartë të pikëve në Abissnet Superiore.
Kërnaja e shoqëroi videon e krijuar me një përshkrim. “Asgjë nuk vjen rastësisht në këtë jetë, me punë arrihet çdo gjë! “Mos i hidh gurë çdo qeni që leh”. Ziliqari lëndohet më shumë nga lumturia, suksesi i tjetrit, sesa nga dhimbja e vet”.
Largimi nga Partizani erdhi pas humbjes në derbin me Tiranën. Kishin mbetur edhe tri javë nga fundi, kur Kërnaja u shkarkua.
Pamjet e publikuara: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













