Barcelona lë “thatë” Bajernin, cili është plani në Mynih pas zhgënjimit në merkato
Antoni Gordon u konsiderua si “kandidati i preferuar” i Bajernit në kërkimin për një zëvendësues të Luis Díaz. Por ai arriti të transferohej te Barcelona.

Një ekspert nuk është shumë i shqetësuar për transferimin e dështuar dhe zbulon profilin e lojtarit që bavarezët po kërkojnë tani.
“Unë nuk isha i bindur nga Gordon gjithsesi,” thekson Kristian Falk. “Ai është një lojtar i mirë, është i shpejtë, por nuk është lojtari i duhur për Bajernin. Mendoj se aty duhet pak më shumë teknikë.” Për më tepër, Bajerni kishte ndjekur disa opsione dhe kishte biseduar edhe me lojtarë të tjerë.
Në këtë kontekst, Falk përmendi Mika Godts nga Ajaksi. Edhe pse 20 vjeçari, anësor i majtë, nuk është domosdoshmërisht në rrugë drejt Mynihut, ai përfaqëson “pikërisht profilin” që Bajerni po kërkon aktualisht.
PANORAMASPORT.AL













