AXHENDA E SUPERIORES/ Kampionati kthehet të premten, luhet “Klasikja” e futbollit shqiptar mes dy ekipeve në krizë
Java e parafundit e fazës së dytë të Kategorisë Superiore do të luhet e ndarë mes të premtes dhe të shtunës, kur luhen disa duele shumë interesante.

Gjithçka nis të premten kur Egnatia përballet me Partizanin, ndërsa paralelisht Dinamo luan me Vorën në kryeqytet. Ndeshja e darkës së të premtes është sfida mes Flamurtarit dhe Teutës që mund të shërbejë si referencë për drejtimin që do të marrë sezoni për të dy skuadrat në fjalë.
Të shtunën, të dy ndeshjet janë në drekë, pasi Bylis pret Elbasanin kryesues, ndërsa Tirana përballet në “Selman Stërmasi” me Vllazninë, në atë që cilësohet “Klasikja” e futbollit shqiptar, por që aktualisht do shohë përballë njëra-tjetrës dy skuadra të cilat në këto momente janë në krizë rezultatesh.
Java 17
19.12.2025
Egnatia – Partizani ora 16:30
Dinamo – Vora ora 16:30
Flamurtari – Teuta ora 19:30
20.12.2025
Tirana – Vllaznia ora 13:30
Bylis – Elbasani ora 13:30
PANORAMASPORT.AL













