AXHENDA E KATEGORISË SË PARË/ Ndryshim orari dhe të gjitha sfidat në të njëjtën kohë, java 25 premton emocione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2026 | 22:34

AXHENDA E KATEGORISË SË PARË/ Ndryshim orari dhe të gjitha sfidat në të njëjtën kohë, java 25 premton emocione

Java 25 e Kategorisë së Parë do të luhet e gjitha në të njëjtën kohë. Takimet janë rezervuar për të shtunën e 7 marsit, prej orës 14:00. Kështu nga ora 13:30, ka zhvendosje orari.

kategoria-e-pare-1

Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci si pretendentë kryesorë për ngjitjen do të luajnë në shtëpi. Ata presin respektivisht Lushnjën, Apoloninë dhe Korabin që synojnë mbijetesën.

Sfidë interesante me dy skuadra të zonës “play off” është ajo mes Burrelit dhe Ilirisë. Kastrioti ndërkohë mat forcat me Besën, ndërsa Kukësi-Luftëtari është sfida e dy vendeve të fundit.

AXHENDA E KATEGORISË SË PARË PËR JAVËN 25

7 mars(e shtunë), ora 14:00

Skënderbeu – Lushnja

Laçi – Apolonia

Pogradeci – Korabi

Kastrioti – Besa

Burreli – Iliria

Kukësi – Luftëtari

PANORAMASPORT.AL