“Arena Egnatia” për herë parë nën ndriçimin e prozhektorëve, Egnatia do të presë… “macen e zezë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2025 | 22:22

“Arena Egnatia” për herë parë nën ndriçimin e prozhektorëve, Egnatia do të presë… “macen e zezë”

Egnatia do të presë Egnatian në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Për herë të parë “Arena Egnatia” do të presë një ndeshje nën ndriçimin e prozhektorëve.

Screenshot 2025-02-25 132228

Takimi është programuar për të nisur të dielën në orën 17:00. Rrogozhinasit do të kërkojnë rikthimin te fitorja, pasi humbën ndaj Skënderbeut.

Në anën tjetër Teuta tenton të vazhdojë serinë e fitoreve, që do i siguronin mbijetesën.

Në dy ndeshjet e mëparshme mes tyre, e para ka përfunduar barazim dhe në të dytën ishin durrsakët që fituan. Teuta mund të quhet “macja e zezë” e Egnatias, pasi që nga ngjitja në Superiore janë luajtur 14 takime dhe kampionët në fuqi kanë fituar vetëm një.

PANORAMASPORT.AL