Analiza/ Finalja e mbijetesës, Shkëmbi zbërthen liqenorët
Gjatë këtyre dy ditëve, Tirana dhe stafi i saj janë përqendruar te kundërshtari i “play out”-it, Pogradeci. Drejtuesit teknikë të skuadrës kanë mbledhur të gjitha videot e mundshme të ndeshjeve të kundërshtarit.

Së bashku me informacionin e mbledhur nga ndihmësit e Shkëmbit në Besa-Pogradeci, te Tirana kanë zbërthyer të mirat dhe të këqijat e kundërshtarit dhe si do të luajnë bardheblutë, që do të përballen me këtë takim shumë delikat.
Pogradeci shihet i rrezikshëm në disa faza loje, por jo i pakalueshëm. Në bazë të fizionomisë së kundërshtarit, Shkëmbi ka ndërtuar ekipin që do të përballet me sfiduesit nga Kategoria e Parë, ndërsa te Tirana janë besimplotë që do ta kalojnë edhe këtë pengesë dhe sezonin e ardhshëm do të jenë sërish në Kategorinë Superiore.
PANORAMASPORT.AL













