Analiza dhe statistikat e xhiros së 30-të në Kategorinë e Parë. Java e aleancave dhe kaosit, Skënderbeu fiton mes tensionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2026 | 10:56

Analiza dhe statistikat e xhiros së 30-të në Kategorinë e Parë. Java e aleancave dhe kaosit, Skënderbeu fiton mes tensionit

Java e 30-të e Kategorisë së Parë konfirmoi edhe një herë një kampionat që po bëhet gjithnjë e më dramatik, i mbushur me tension, polemika dhe rezultate që lënë vend për interpretime. Tre skuadrat e kreut vijojnë marshimin pa u ndalur, por ajo që prodhoi kjo javë shkon përtej thjesht rezultateve: akuza për aleanca, nerva të tensionuara dhe një garë mbijetese që ndizet sërish fuqishëm. 

kaosi ne burreli skenderbeu

Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci bënë detyrën, duke mbajtur të pandryshuar ekuilibrin në krye, por pas tyre situata është një “fushë beteje”. Fitorja e Luftëtarit në transfertë ndaj Ilirisë rihapi totalisht garën për mbijetesë, ndërsa dy barazime pa gola treguan frikën dhe llogaritë që po bëhen në çdo cep të renditjes. Deklaratat pas ndeshjeve vetëm sa i hodhën më shumë “benzinë zjarrit”. Trajneri i Skënderbeut theksoi se ndaj tyre “të gjithë luajnë jetën”, një thumbim i drejtpërdrejtë për rivalët, ndërsa nga Lushnja nuk munguan aludimet për aleanca që po ndikojnë në fatin e mbijetesës.

Kreu mbetet i pandryshuar, me Skënderbeun në avantazh minimal ndaj Laçit dhe Pogradecit që nuk dorëzohen. Ndërkohë, zona e mbijetesës është kthyer në një “minë me sahat”, ku çdo javë mund të përmbysë gjithçka. Nga gara për titullin, te lufta për mbijetesë, kjo javë tregoi qartë një gjë: asgjë nuk është e vendosur. Në përfundim, java e 30-të nuk ishte thjesht një raund kampionati – ishte një pasqyrë e një sezoni ku futbolli, tensioni dhe polemikat ecin krah për krah. Dhe me këtë ritëm, fundi premton… shpërthim total.

Burreli-Skënderbeu 0-1

Fitore mes kaosit dhe ndërhyrjes së policisë. Skënderbeu vijon të fitojë, por këtë herë suksesi erdhi mes polemikave të forta. Goli i Beshirajt ndezi kaosin, pasi vendasit pretenduan për rifillim të parregullt të lojës pa kryer një zëvendësim. Situata doli jashtë kontrollit, duke detyruar edhe ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar gjakrat. Një fitore “me dhëmbë të shtrënguar”, që tregon forcën e liderit, por edhe klimën e ndezur që po shoqëron këtë fazë të kampionatit.

Kastrioti-Laçi 1-2

Laçi nuk gabon dhe mban ritmin e kreut me një fitore të rëndësishme në transfertë. Tresa dhe Bibo vendosën shpejt fatin e ndeshjes, ndërsa Kastrioti reagoi vonë me Meçjan. Një sukses që konfirmon vazhdimësinë dhe presionin konstant ndaj Skënderbeut.

Pogradeci-Kukësi 5-1

“Stërvitje” me gola për liqenorët. Pogradeci vazhdon të jetë skuadra më spektakolare e kampionatit. Fitorja 5-1 ndaj Kukësit ishte një demonstrim force, ku gjithçka u mbyll që në pjesën e parë. Liqenorët po shndërrohen në një makineri golash dhe mbeten kërcënimi më serioz për dyshen e kreut.

Iliria-Luftëtari 1-2

Goditja që trondit garën. Surpriza më e madhe erdhi në Fushë-Krujë, ku Luftëtari i vendit të fundit mposhti Ilirinë. Me Neritan Novin në stol, gjirokastritët treguan karakter dhe morën një fitore që vlen “sa një kampionat”. Ky rezultat rihap totalisht luftën për mbijetesë dhe hedh hije dyshimi mbi Ilirinë, që humbi një shans të artë për t’u shkëputur.

Besa-Lushnja 0-0

Barazim që nuk kënaq askënd. Një ndeshje e luftuar, por pa gola. Të dyja skuadrat duket se luajtën më shumë për të mos humbur sesa për të fituar. Megjithatë, pas ndeshjes nuk munguan polemikat, sidomos nga kampi lushnjar, ku u hodhën akuza për “aleanca” që po ndikojnë në rezultatet e fundit.

Korabi-Apolonia 0-0

Frika mbizotëron mbi guximin. Edhe në Peshkopi u pa i njëjti skenar: pak rrezik dhe shumë llogari. Një pikë që mban gjithçka të hapur, por nuk zgjidh asgjë përfundimtare për asnjërën skuadër.

Shifra, kuriozitete dhe rekorde nga 30 javët e Kategorisë së Parë

1 autogol u shënua këtë javë dhe ai i përket Toshevskit të Pogradecit në favor të Kukësit. Autogol që nuk ndikoi në rezultat, pasi liqenorët fituan në shifrat 5-1.

1 fitore minimale, por “flori” për Skënderbeun në transfertë ndaj Burrelit, që i mban korçarët në vendin e parë dhe shumë pranë rikthimit në Superiore Goli i Beshirajt u kontesua nga matjanët.

2 barazime pa gola, 0-0 në këtë javë, Besa-Lushnja dhe Korabi-Apolonia, tregues i qartë i mungesës së fantazisë në fazën sulmuese për këto skuadra.

3 skuadra për 2 vend në Superiore, Skënderbeu (73 pikë), Laçi (70 pikë) dhe Pogradeci (67 pikë), si dhe një garë e hapur për titullin.

4 fitore në 30 javë për Luftëtarin, shifra që e mban në fundin e tabelës, edhe pse këtë javë surprizoi në transfertë ndaj Ilirisë.

4 muaj e 8 ditë pa fitore për Apoloninë, që vazhdon të zhytet në krizë. Ka shkuar në 16 ndeshje radhazi pa fitore për Apoloninë. Skuadra nuk fiton që nga 3 dhjetori, ku për herë të fundit mundën Besën në shifrat.

6 gola në një ndeshje. Pogradeci regjistron fitoren më të thellë të javës 5-1 ndaj Kukësit, ndërsa sulmi i tyre shkon në kuotën e 62 golave, më i miri në kampionat.

9 fitore radhazi për Pogradecin në kampionat, duke konfirmuar formën “flakë” të liqenorëve, që shkatërruan Kukësin me “manita” dhe po ushtrojnë presion të fortë për kreun.

13 gola u shënuan në javën e 30-të të Kategorisë së Parë, ose thënë ndryshe me një mesatare 2.16 gola për ndeshje.

17 humbje për Kukësin në 30 javë, një sezon për t’u harruar, teksa mbrojtja mbetet ndër më të dobëtat me 46 gola të pësuar.

17 gola për Olsi Myrtën e Laçit, i cili kryeson i vetëm listën e golashënuesve, duke qenë pika më e fortë e kurbinasve në sulm.

23 fitore në 30 javë për Skënderbeun, që vazhdon të mbajë kreun mes presionit të madh.

427 gola janë shënuar në 29 javë kampionat të Kategorisë së Parë. I bie që janë shënuar afërsisht 14.23 gola për javë, ose 2.37 gola për ndeshje.

 

KATEGORIA E PARË

 Sezoni 2025-2026

 Java 30, 11 prill

U luajtën

 Pogradeci-Kukësi 5-1

Preknicaj 1’, Greca 8’, Samake 41’, Kazim 44’, Pius 90+2’/ Toshevski 33’ (aut)

 Kastrioti-Laçi 1-2

Meçja 62’ / Tresa 6’, Bibo 25’

 Burreli-Skënderbeu 0-1

Beshiraj 73’

Iliria-Luftëtari 1-2

Fofana 64’ /Diamanti 2’, Ziaj 50’

 Besa- Lushnja 0-0

 Korabi-Apolonia 0-0

 

asdsadasadad

GOLASHËNUESIT

17 GOLA: Olsi Myrta (Laçi);

15 GOLA: Saleh Nasr (Skënderbeu);

13 GOLA: Taulant Marku (Korabi);

12 GOLA: Dejvid Kapllani (Kastrioti); Friman Pius (Pogradeci);

9 GOLA: Kalongi Nyanguila (Luftëtari);

8 GOLA: Antoni Umeijego (Apolonia); Darnell Kithambo (Iliria); Sodiq Kazim (Pogradeci)

7 GOLA: Albi Xhabrahimi (Burreli); Godsuill Çinuendu (Besa); Bedri Greca (Pogradeci);

6 GOLA: Ledjo Tresa, Amadou Traore, Sandër Kalaj (Laçi); Oresti Kasmollari (Kastrioti); Mikel Canka (Lushnja); Abiodoun Tajo Razak (Skënderbeu + Kukësi); Mario Beshiraj (Skënderbeu);

5 GOLA: Xhovalin Trifoni (Apolonia); Kristian Preknicaj, Giorgio Lleshaj, Imoh Ezekiel, Kazim Ogunleje (Pogradeci); Salvatore Ribaudo (Lushnja); Foti Çuçka (Skënderbeu); Ermir Spahiu (Besa); Kristi Bespallov (Kukësi);

4 GOLA: Gresild Lika, Mohamed Fofana (Iliria); Nuradin Idris, Edmond Hoxha (Kastrioti); Irdi Morina (Korabi); Stiven Bibo, Henrik Nerguti (Laçi); Renato Gjini (Skënderbeu); Vangjel Zguro (Pogradeci); Uilson Zhunior (Kukësi); Jurgen Peqini (Lushnja);

3 GOLA: Santiago Selmani (Iliria); Santiago Rodriguez (Pogradeci + Iliria); Igli Rrapi (Burreli); Leo Ballhysa (Kukësi); Bianor Neto, Haxhi Rrena, Ulliam Melo Kordeiro, Redon Danaj, Rodrigo Migone (Besa); Indio Oliveira (Pogradeci); Klahos Zani, Ardit Ziaj (Luftëtari); Enea Topi (Apolonia); Harrison Izuçukvu Jiakpona, Xhoel Doukouo (Laçi); Klevis Shaqe (Skënderbeu);

2 GOLA: Marjus Korreshi, Redi Kaçanolli (Lushnja); Redon Dragoshi, Mateus Dos Santos Oliver, Klevis Hilaj, Luis Birçaj, Erest Lamellari (Kukësi); Patrik Fetaj, Arnold Kuaku, Donald Mëllugja (Burreli); Ersi Kapo, Fabjan Beqja, Nuredin Abdulai, Patrik Treni (Besa); Gersi Diamanti, Edi Isteri, Mario Mërkuri, Melsi Cereni (Luftëtari); Altin Ukiçi, Kosta Vangjeli, Hamadu Baba Musa, Dejvid Janaqi (Skënderbeu); Serxhio Xhika, Hernan Reçi (Korabi); Oliver Tomas, Endri Farruku, Skerdi Xhixho, Flavio Meçja (Kastrioti); Fabjo Pjetraj, Abdul Latif Jakubu (Iliria); Suleiman Danladi (Pogradeci); Muhamad Aliju Umar, Hajrulla Tola (Laçi); Francis Eneh Ndubuisi (Apolonia);

1 GOL: Orgi Cena, Xhoel Hajadari (Laçi); Oniks Grezda, Sadiq Nasir, Gabriel Shepanski (Kukësi); Franci Lala, Vasil Tuni, Benito Çulli, Loukas Petropoulos, Filip Ikeoça (Luftëtari); Nimet Spahiu, Rigel Tepshi, Redon Laho, George Diamond Uallace, Nikolin Duka, Juxhino Zeqiraj(Korabi); Ali Samake, Majkëll Babatunde, Paulo Kasmollari, Miklovan Pere, Mateo Shanaj (Pogradeci); Edon Hasani, Skerdi Puqja (Besa), Shamsaldin Abdalazem, Xhafer Hodo, Samuel Ajine Moses  (Kastrioti); Salim Abubakar, Moreira Alves Estrela, Mario Gjata, Aldi Gjumsi (Skënderbeu); Arango Aristizabal Huan Hoze, Endrit Kastrati, Maçado Da Silva Uellerson, Erblin Koka, Lorenxho Murra, Robin Hoti (Burreli); Ibrahim Olola, Fouseny Kamisoko, Nando Uillfried, Odirah Ntepe (Lushnja); Redi Veriu, Merdijan Sejdiu, Abdoulaje Diarrasouba (Iliria); Mirakle Amagba, Onyevuenvi Rajmond Çidozie, Benardin Ayivi Kofi, Klejdi Hoxha, Romarjo Sula, Erisildo Asllanaj (Apolonia);

Autogola: Odirah Ntepe (Lushnja, në favor të Luftëtarit); N’Guesan Oliver Tomas (Kastrioti, në favor të Lushnjës); Flavio Meçja (Kastrioti, në favor të Skënderbeut); Nuradin Abdulai (Besa, në favor të Kastriotit); Redi Veriu (Iliria, në favor të Kastriotit); Kristian Toshevski (Pogradeci, në favor të Kukësit);

PANORAMASPORT.AL