Alaba flet për Bajernin e Mynihut: Gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time
David Alaba u zhvillua në një lojtar të nivelit botëror te Bajerni, por në vitin 2021 austriaku u largua nga klubi i tij i fëmijërisë për tu bashkuar me Real Madridin. Tani veterani ka folur për marrëdhënien e tij me bavarezët.

“Ka qenë një periudhë formuese për mua si lojtar dhe si person, aty u rrita dhe u poqa, përjetova humbje të dhimbshme dhe festova shumë trofe,” kujtoi David Alaba 13 vitet e tij te Bajerni. Klubi do të ketë “gjithmonë një vend në zemrën time”, theksoi Alaba.
“Nuk jam dikush që qëndron vazhdimisht në të kaluarën.”
Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor. Një rikthim te Bajerni konsiderohet pothuajse i pamundur. Një kalim në MLS në SHBA është më i mundshëm, ndërsa thuhet se disa klube nga Arabia Saudite janë të interesuara.
PANORAMASPORT.AL













