Akuzat e Morieros ndaj lojtarëve të Flamurtarit, mbledhje urgjente në Vlorë. Tension pas humbjes me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 22:02

Akuzat e Morieros ndaj lojtarëve të Flamurtarit, mbledhje urgjente në Vlorë. Tension pas humbjes me Dinamon

Françesko Moriero shpërtheu pas humbjes së Flamurtarit me Dinamon. Trajneri italian nuk u kursye në prononcimin e tij.

Screenshot 2025-12-08 220112

Pas ndeshjes në Vlorë, te Flamurtari pati edhe një mbledhje urgjente mes drejtuesve dhe lojtarëve. Por ja çfarë tha konkretisht Moriero që ndezi gjithçka:

“Po filloj të mërzitem duke marrë unë përgjegjësitë, me eksperiencën time, duke mbrojtur persona të cilët ndoshta ecin në fushë. Këtë nuk kam turp ta them. Sipas meje, duhet dhënë gjithmonë 100%, nga trajneri te stafi dhe të gjithë. Se të bësh një paraqitje të tillë, të marrësh tre gola në Vlorë, në stadiumin tonë, me publikun tonë dhe të mos luftosh deri në fund…

Dhe unë po filloj të mërzitem, do të marr disa vendime këtë javë. Kjo është ajo që më nervozon, sjellja e disa lojtarëve që dalin në fushë. Se kemi presidencë që ka investuar shumë, ka një publik të ngrohtë, ka gjithçka për të bërë mirë. Duhet vetëm  të kesh b*** për të luajtur te Flamurtari dhe shumë prej këtyre nuk e kanë”, u shpreh Moriero ndër të tjera pas ndeshjes.

Përpara është ndeshja e radhës me Partizanin. Ky takim është programuar për të shtunën në orën 16:30 te stadiumi “Arena e Demave”.

PANORAMASPORT.AL