Absurditetet e Kategorisë së Parë nuk gjenden askund mes profesionistëve, një statistikë e pabesueshme regjistrohet katër javë para fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2026 | 22:13

Absurditetet e Kategorisë së Parë nuk gjenden askund mes profesionistëve, një statistikë e pabesueshme regjistrohet katër javë para fundit

Kampionati i Kategorisë së Parë ka qenë më i ndezur se kurrë këtë sezon, si sa i përket pjesës së ngjitjes direkte, ashtu edhe për mbijetesën apo pjesëmarrjen në play-off. Kur mbeten edhe 4 javë nga fundi i sezonit të rregullt, çdo gjë duket e hapur.

kategoria-e-pare-1

Por ajo që bie në sy është edhe se sa anomal ka qenë sezoni aktual në një kategori që cilësohet si profesionist sipas statusit që mban në FSHF. Kjo, pasi një statistikë tregon se në fakt ka një çrregullim absolut sa i përket paraqitjeve të tre skuadrave të para, me 9 të tjerat dhe kjo, jo vetëm për faktin se Skënderbeu ka thuajse dyfishin e pikëve të Ilirisë që mban vendin e katërt.

Po të shohësh renditjen dallon qartë se vetëm tre skuadrat e para janë ato që kanë vazhduar me një ritëm mbresëlënës, si duke siguruar fitore, ashtu edhe me rezultate të thella duke bërë diferencën. Ndaj janë vetëm Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci që kanë një golavarazh pozitiv, me 9 të tjerat që janë të gjitha me golavarazh negativ.

Skënderbeu e ka +28. Laçi +32 dhe Pogradeci +33, teksa duhet theksuar se pogradecarët kanë shënuar 18 gola në 5 ndeshjet e fundit dhe kanë pësuar vetëm 4.

Sa u përket ekipeve të tjera, ai që ka golavarazhin “më të mirë” është Besa me -2, i ndjekur nga Iliria e vendit të katërt me -4. Sa i përket pjesës tjetër, me përjashtim të ndonjë çudie tipike shqiptare, vështirë se do të arrijnë të kthejnë bilancin në pozitiv deri në fund të sezonit.

dfdfssdfsdfsdfdfssdf

PANORAMASPORT.AL