13 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, ecuria spektakolare e Elbasanit të Gvozdenoviç
Elbasani vazhdon të konfirmohet si një nga skuadrat më të forta në fushën e vet, duke arritur në 13 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi. Verdheblutë kanë ndërtuar një ecuri mbresëlënëse përpara tifozëve të tyre, duke shfaqur stabilitet dhe forcë karakteri në çdo takim.

Kjo seri pozitive është kthyer në një armë të rëndësishme në garën për objektivat sezonalë, duke i dhënë ekipit besim dhe avantazh ndaj kundërshtarëve. Nga ana tjetër, forma e Vllaznia kishte qenë mjaft solide në javët e fundit, sidomos në aspektin defensiv.
Shkodranët vinin pas 6 ndeshjesh radhazi ku takimet e tyre kishin përfunduar me më pak se 2.5 gola, duke treguar një qasje të kujdesshme dhe të balancuar në lojë. Po ashtu, ata kishin regjistruar 5 ndeshje radhazi pa pësuar gol, një tregues i qartë i organizimit të mirë në mbrojtje.
Megjithatë, kjo seri u ndërpre, pasi Vllaznia pësoi plot tre gola, duke treguar se përballë një Elbasani në formë të shkëlqyer në shtëpi, edhe mbrojtjet më të forta mund të lëkunden.
PANORAMASPORT.AL













