11 ndeshje në krye të Partizanit, Gega njësoj si trajneri italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2025 | 15:07

11 ndeshje në krye të Partizanit, Gega njësoj si trajneri italian

Skënder Gega qëndroi për 11 ndeshje në krye të Partizanit, ndërsa e kishte eksperiencën e dytë në kryeqytet si trajner. Të kuqtë e afruan si në fundin e marsit dhe prej atëherë Partizani duhet të luante në kampionat, “Final Four”, Kupë dhe Ligën e Konferencës.

gega

Disa formate brenda katër muajsh. Gega e dërgoi Partizanin në Europë, fitoi finalen e vogël të “Final Four”, u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës dhe turin e parë të Ligës së Konferencës. Dështimi në Europë solli largimin e tij.

Rezulton se me vetëm 11 ndeshje, më parë është larguar Mark Iuliano. Ky i fundit, njëjtë si Gega regjistronte gjatë asaj kohe pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje. Edicioni 2017/18 e shihte Partizanin me Iulianon plot 14 pikë prapa Skënderbeut kryesues, kur ishte luajtur vetëm një fazë.

11 pikë në kampionat përgjatë 9 ndeshjeve sollën largimin e tij. Që pas rikthimit të Partizanit në Superiore në vitin 2013, është Ilir Daja që ka qëndruar më gjatë në krye. Të kuqtë regjistronin 61 ndeshje me të në 1 vit e gjysmë.

PANORAMASPORT.AL