Zyrtarizohet largimi i dytë, Korabi ndërpret kontratën me Dukiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2017 | 13:56

Zyrtarizohet largimi i dytë, Korabi ndërpret kontratën me Dukiç

Klubi i Korabit ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin nga skuadra të mbrojtësit kroat, Dushko Dukiç. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, dibranët njoftojnë se prishja e kontratës është bërë me marrëveshje.

zguro dukic korabi

Sipas Korabit, Dukiç e ka kërkuar vetë largimin nga skuadra pasi për arsye familjare ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Njoftimi i plotë i Korabit

korabi

Postimi i Korabit në Facebook

“Shkon në dy numri i të larguarve nga K.F Korabi. Pas Vangjel Zguros, largohet edhe mbrojtësi Dusko Dukiç.

Klubi Dibran dhe mbrojtësi Kroat kanë zgjidhur me kontratën me marrëveshje pas kërkesës së largimit nga lojtari, i cili për arsye familjare ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

Dukiç shprehet: ‘Falenderoj drejtuesit e K.F Korabi që arritëm në një marrveshje pas kërkesës time, kam kaluar momente të bukura tek Korabi dhe dëshiroj dhe shpresoj që të mbijetojnë. Dua të falenderoj edhe tifozerinë që na ka mbështetur në rrugen tonë’.

Klubi i Futbollit Korabi e falenderon dhe i uron suksese Dusko Dukiç.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"