Postuar: Qershor 5, 2024 | 23:50
ZYRTARE/ Tirana prezanton trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi është timonieri i bardhebluve
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot Bledi Shkëmbin si trajnerin e ri të bardhebluve. Tekniku i cili më parë në Superiore ka drejtuar Teutën dhe Dinamon, tanimë merr drejtimin e ekipit kryeqytetas, në pankinën e lënë bosh pas largimit të Erbim Fagut.

NJOFTIMI I TIRANËS
Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!
PANORAMASPORT.AL













