ZYRTARE/ Tirana prezanton ish-kapitenin e Partizanit, zbulohen detajet e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2019 | 19:42

ZYRTARE/ Tirana prezanton ish-kapitenin e Partizanit, zbulohen detajet e kontratës

Idriz Batha është goditja e tretë e Tiranës, në këtë merkato. Pas Agustin Torasës dhe Elton Kale, tashmë firmosin me Bathën, lojtari i tretë që lë Flamurtarin dhe firmos me bardheblutë. Mesfushori ka firmosur një kontyratë 1-vjeçare me opsion dhe për një vit tjetër.

Batha2

Gazeta ka mësuar nga burime brenda skuadrës se bëhet fjalë për një pagesë prej 5000 eurosh në muaj. Shifër që duket se ka bërë diferencën edhe në krahasim me ofertën që kanë bërë të tjera klube për shërbimet e Bathës.

idriz batha

MESFUSHORI

I lindur më 28 mars 1992, mesfushori gjirokastrit ka shëtitur jo pak në Superiore. Fillimisht pjesë e Partizanit për një vit, më pas te Besa dhe Teuta në periudha të ngjashme. Në periudhën 2014- 2018, Batha ka qenë pjesë e Partizanit, ku edhe ka luajtur një periudhë si kapiten i të kuqve. Sezonin e fundit, ai ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit.

Batha Tirana

Me Karabecin, Dajën dhe Çelhakën, Batha ka plotësuar boshtin e skuadrës kryeqytetase në repartin e mesit të fushës. Kryeqytetasit pritet që ta prezantojnë sot firmën e tretë që ka kompletuar “tre musketierët” e skuadrës vlonjate.

batha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"