ZYRTARE/ Tirana për rekord, rinovon Ilion Lika. Portieri i tretë i prezantuar brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 18:25

ZYRTARE/ Tirana për rekord, rinovon Ilion Lika. Portieri i tretë i prezantuar brenda ditës

Tirana ka blinduar tërësisht portën ditën e sotme. Pas afrimit të Edvan Bakajt nga Luftëtari dhe portierit të ri nga Flamurtari, Pano Qirko, klubi bardheblu ka rinovuar edhe me Ilion Likën.

ilion lika

Gardiani 39-vjeçar, projektohet si portieri i parë në formacionin e Ardian Memës, dhe tashmë ka rinovuar edhe për 1 vit me 24-herë kampionët e Shqipërisë.

Sezonin e kaluar, Lika e nisi në pozicionin e titullarit kampionatit, por rënia e formës, bëri që për disa ndeshje të ulet në stol, dhe në vendin e tij të qëndrojë Alesio Abibi. Gjithsesi, në momentet e fundit të kampionatit dhe në fazën kyçe të tij, Lika u rikthye titullar në portë, duke treguar vlerat me disa pritje vendimtare për Tiranën.

ilion likaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"