ZYRTARE/ Partizani vazhdon “goditjet” në merkato, i merr lojtarin Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2019 | 20:23

ZYRTARE/ Partizani vazhdon “goditjet” në merkato, i merr lojtarin Skënderbeut

Dita e sotme vazhdon të jetë e vrullshme në merkato për Partizanin. Klubi i kuq, ka zyrtarizuar një tjetër futbollist.

aldo teqja partizani

Bëhet fjalë për portierin Aldo Teqja, i cili prej 3 sezoneve ishte pjesë e Skënderbeut. 24-vjeçari, siç njofton vetë klubi, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare.

Këtë sezon, Teqja ishte një titullar në portën e Skënderbeut, me besimin e trajnerit Shehi, por tashmë gardiani vendos të transferohet tek kampionët e Shqipërisë, për një aventurë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"