ZYRTARE/ Nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, portieri 40-vjeçar firmos kontratën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 20:50

ZYRTARE/ Nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, portieri 40-vjeçar firmos kontratën e re

Portieri Pepe Reina ka rinovuar kontratën me Vijarealin. Edhe pse mendohej se do ta mbyllte me futbollin e luajtur në moshën 40-vjeçare, ai do të luajë edhe për një sezon me ekipin spanjoll. Pepe ka mbrojtur më parë portën e Milanit, Napolit dhe Bajern Mynihut.

reina

“Villarreal CF ka nënshkruar një marrëveshje rinovimi me Pepe Reina, i cili do të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin gjatë sezonit 2023/24. Portieri, i cili iu bashkua skuadrës verën e kaluar, luajti gjithsej 32 ndeshje këtë edicion: 22 ndeshje në La Liga, 7 në Ligën e Konferencës dhe 3 në Copa del Rey”, shkruan klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"