ZYRTARE! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznia bën goditjen e parë ne merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 16:03

ZYRTARE! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznia bën goditjen e parë ne merkato

Vllaznia ka bërë goditjen e parë ne merkaton e verës, duke firmosur me sulmuesin Ildi Gruda. Lajmin e publikuar nga “Panorama Sport” pak ditë më parë, e ka zyrtarizuar vetë klubi shkodran ditën e sotme, duke prezantuar futbollistin.

GRUDA

Ish-futbollisti i Teutës është rikthyer në qytetin e tij, duke u bërë pjesë e Vllaznisë për 3 sezonet e ardhshme. Me anë të një postimi, klubi i Vllaznisë i ka uruar suksese Grudës në aventurën e tij të re në Shkodër.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu”, shkruan klubi shkodran.

ILDI GRUDA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"