ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton sulmuesin që do të zëvendësojë Skukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 23:55

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton sulmuesin që do të zëvendësojë Skukën

Largimi i Xhuliano Skukës drejt Francës kishte krijuar probleme te Partizani sa i përket alternativave në repartin e avancuar, por të kuqtë kanë gjetur zëvendësuesin e tij para mbylljes së merkatos së janarit. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, të kuqtë kanë gjetur akordin dhe kanë firmosur me Kristian Mba.

mba

Futbollisti nga Nigeria, i cili ka spikatur me fanellën e skuadrës së Trepça ’89 në Kosovë, ka firmosur për kryeqytetasit një kontratë afatgjatë prej 3 vitesh e gjysmë, që tregon se në klub kanë besim se 23-vjeçari do të shkëlqejë në kampionatin shqiptar.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

????????? ??? ?????? ? ???

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Christian Mba. Klubi ka arritur akordin me sulmuesin, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Trepça ‘89.

23 vjeçari nga Nigeria ka firmosur një kontratë për 3 vite e gjysmë me opsion edhe për një tjetër vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"