EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, Partizani transferon nga Trepça sulmuesin që do të zëvendësojë Skukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 23:45

EKSKLUZIVE/ Arrihet akordi, Partizani transferon nga Trepça sulmuesin që do të zëvendësojë Skukën

Kristian Mba është i Partizanit. “Panorama Sport” mëson se palët kanë arritur akordin mes tyre, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

kristian mba

Në vijim pritet të mësohet shifra e paguar nga “demat” për 23-vjeçarin.

Nigeriani vjen nga skuadra e Trepçës, ku shënoi 10 gola në 18 ndeshje në kampionat në këtë sezon. Ai ka dhuruar edhe 5 asiste.

Shumë shpejt Mba do të prezantohet me fanellën e kuqe. Ai vjen si zëvendësues për Skukën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"