ZYRTARE! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kallaku prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 21:18

ZYRTARE! Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kallaku prezantohet te skuadra e re

Sherif Kallaku është zyrtarisht futbollist i Sepsi në kampionatin rumun të futbollit. Lajmi i publikuar pak ditë më parë nga “Panorama Sport”, është konfirmuar sot nga vetë klubi rumun.

kallakuu

Kallaku ka firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër. Për Kallakun, kjo është aventura e dytë jashtë Shqipërisë pasi më parë ka luajtur në Kroaci me Lokomotiva Zagreb, për t’u rikthyer më pas në Superiore ku luajti për Partizanin, Tiranën dhe Teutën.

“Ju njoftojmë se Kallaku është futbollist i Sepsin. Mesfushori 25-vjeçar nga Shqipëria që ka luajtur së fundmi për Teutën por më parë për Tiranën dhe Lokomotiva Zagreb ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimin edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit.

kallaku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"