ZYRTARE/ 25-vjeçari starton një aventurë të re, ish-mbrojtësi i Tiranës transferohet në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2022 | 18:51

ZYRTARE/ 25-vjeçari starton një aventurë të re, ish-mbrojtësi i Tiranës transferohet në Turqi

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit, David Domgjoni ka startuar një aventurë të re në Turqi te ekipi i Manisa FK.

89887

25-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin i cili ka bërë publik lajmin për tifozët duke paraqitur dhe fjalët e para të futbollistit.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Manisan. Kam luajtur edhe më parë në Turqi, rikthehem për të qenë sërish i suksesshëm. Objektivi dhe synimi ynë është ngjitja në Super Lig, shpresoj t’ia dalim.”, u shpreh Domgjoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"