Zhgënjimi nga portierët, Ilir Bozhiqi drejt largimit nga Partizani. Detyrë e re për Alban Hoxhën?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 16:24

Zhgënjimi nga portierët, Ilir Bozhiqi drejt largimit nga Partizani. Detyrë e re për Alban Hoxhën?

Pas largimit të trajnerit Kolela dhe drejtorit sportiv Elton Marini, nga Partizani mund të largohet edhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi. Trajneri, i cili mban të njëjtin rol edhe në Kombëtare, erdhi te Partizani në vitin 2020 së bashku me Ilir Dajën dhe qëndroi edhe pas largimit të trajnerit tiranas.

ilir bozhiqi

Por duket se tashmë marrëdhënia me drejtuesit nuk është nivelet më të mira të mundshme, pasi ka pasur një ftohje, ndikuar nga problemet që porta e Partizanit ka pasur të paktën në sezonin e fundit me Rexhepin mes shtyllave. Si pasojë, ka shanse që Bozhiqi të ndajë rrugët me të kuqtë, megjithëse ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Bozhiqi më parë ka punuar si trajner portierësh edhe te Skënderbeu, teksa logjika për pasuesin e tij të çon tek Alban Hoxha, i cili po luan vitet e fundit të karrierës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"