Vora dhe Erzeni matën forcat mes tyre në një ndeshje miqësore. Sfida mbyllet pa fitues, ja lojtarët e rinj që aktivizuan skuadrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2024 | 15:55

Vora dhe Erzeni matën forcat mes tyre në një ndeshje miqësore. Sfida mbyllet pa fitues, ja lojtarët e rinj që aktivizuan skuadrat

Vora dhe Erzeni kanë matur forcat sot mes tyre në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua në kuadër të përgatitjeve dimërore që po kryejnë skuadrat respektive në prag të fillimit të pjesës së dytë të sezonit.  Testi u mbyll pa fitues, në shifrat 1-1, dhe golat u shënuan nga një në fund të dy pjesëve të lojës.

VORA

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë është Dalipi që kalon Vorën në avantazh dhe me fitoren 1-0 të vorakëve u mbyll fraksioni i parë. Në pjesën e  dytë të dy trajnerët përdorën edhe lojtarët e tjerë që kishin në dispozicion. Pikërisht njëri nga ata që u aktivizuan në pjesën e dytë, Sodiq Atanda, shënoi golin e barazimit për Erzenin në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë.

Të dy trajnerët aktivizuan lojtarët që kanë afruar në merkaton e dimrit, ku te Erzeni ishte edhe Silvjo Zogaj, që në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Flamurtarit

 

VORA-ERZENI 1-1

Golat: Dalipi 45+1’ / Atanda 90+1’

Vora: Ruçi, Dalipi, Imami, Isamili, Vrapi, Xhemaijli, Tabaku, Prenga, Ntepe, Xhebrahimi, Peralta. Trajner: Klodian Arbëri

Erzeni: Xhika, Peposhi, Osmanllari, Kacbufi, Sadiku, Alba, Migone, Zeka, Maliqi, Amiri, Mihana. Trajner: Alfred Deliallisi

Gjyqtarë: M.Shabanaj, I.Cani, E.Shehu (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"