VIDEO/ Xhaka dhe Shaqiri dërgojnë Serbinë në shtëpi, Zvicra fluturon në fazën e 16 më të mirëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 0:32

VIDEO/ Xhaka dhe Shaqiri dërgojnë Serbinë në shtëpi, Zvicra fluturon në fazën e 16 më të mirëve

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Serbisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Një ndeshje plot me emocione, teksa në fund ishin helvetët ata që festuan.

Shaq

Golin e parë për Zvicrën e shënoi futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri që i hapi rrugën këtij kualifikimi, teksa dy golat e tjerë u shënuan nga Embolo dhe Frojler. Mitroviç dhe Vlahoviç shënuan për serbët, por kjo nuk mjaftoi, pasi kombëtarja ballkanase e mbylli grupin në vendin e fundit.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

SERBI – ZVICËR 2-3

Mitroviç 26′, Vlahoviç 35′ / Shaqiri 19′, Embolo 44′, Frojler 48′

Sofa Serbia

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+4′ Momente tensioni, i vetëm kundër të gjithëve, Granit Xhaka, përballet si një luan i vërtetë me serbët që tani vuajnë presionin e eliminimit! Shqiptari nuk iu hap rrugë serbëve që e provokojnë vazhdimisht.

90′ Akordohe 7 minuta shtesë!

83′ Tjetër zëvendësim te Zvicra, largohet Vargas në vend të tij Fashnakt.

78′ Dy zëvendësime edhe te Serbia, largohen Tadiç dhe Zivkoviç, në vend të tyre Djuriçiç dhe Radonjiç.

68′ Dy zëvendësime te Zvicra, largohet Sou dhe Shaqiri në fushë Fernandes dhe Zakaria.

64′ Serbët kërkojnë penallti pas rrëzimit të Mitroviç brenda zonës, gjyqtari vijon lojën. Protestojnë ashpër serbët.

57′ Nuk iu besojnë syve zvicerianët, Embolo gabon nga shumë pranë vijës fatale, duke bërë më të vështirën.

56′ Pavloviç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

55′ Dy zëvendësime te Serbia, largohet Veljkoviç dhe Vlahoviç në lojë Gudelj dhe Joviç.

48′ GOOOOOL ZVICRA 2-3/ Përmbysje emocionuese, Frojler, finalizon mjaft bukur një tjetër aksion model të kombëtares helvete.

47′ Milenkoviç-Saviç është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë te Serbët për ndërhyrje të gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

44′ GOOOOOOL ZVICRA 2-2/ Vendoset sërish baraspesha, aksion model i kombëtares helvete, që finalizohet me sukses nga Embolo, i cili i vetëm me portën e boshatisur e pati shumë të thjeshtë të realizonte.

41′ Rodriguez harkon nga e majta për Embolo, por kontrollon gjithçka portieri serb.

35′ GOL SERBIA 2-1/ Përmbyset rezultati, ballkanasit realizojnë me Vlahoviç, që përfiton nga një përgjumje në mbrojtje i Zvicrës. Sulmuesi i Juventusit thyen bukur një top brenda zonës duke e dërguar në rrjetë.

34′ Vargas është futbollisti i dytë në radhët e Zvicrës i ndëshkuar me karton të verdhë.

30′ E pabesueshme çfarë humbet Xherdan Shaqiri. I vetëm në hyrje të zonës, futbollisti me origjinë shqiptare ka sfumuar një mundësi të artë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

26′ GOL SERBIA 1-1/ Vendoset baraspesha, sulmuesi Mitroviç godet saktë me kokë pas harkimit të Tadiç, duke e dërguar topin në kënd të pamundur për portierin.

19′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.

15′ Vidmer ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik ndaj mesfushorit të Juventusit, Kostiç.

10′ Mundësi e shkëlqyer për Serbinë, shtylla i mohon golin e avantazhit Zivkoviç, i cili lëshoi një predhë të vërtetë me të brendshme që u ndal në shtyllë.

4′ Kundërpërgjigjet Serbia me mbrojtësit Milinkoviç që provon me kokë pas harkimit nga këndi, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Start emocionues i Zvicrës që i shkon shumë pranë golit të avantazhit me Embolo, që provoi brenda zonës me një gjuajtje të menjëhershme, por u ndal nga portieri Milinkoviç-Saviç.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

263

a1ddbef4-281b-45ac-bcf5-a668ce64fb9e

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"