VIDEO/ Turp i madh i tifozëve të Vardarit, ofendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 20:00

VIDEO/ Turp i madh i tifozëve të Vardarit, ofendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste

Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që prodhon gjithmonë polemika. Si në çdo sfidë, edhe kësaj here, nuk kanë munguar thirrjet raciste të tifogrupit të Vardarit “Komiti” ndaj shqiptarëve.

Tifozet e Vardarit

“Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, dëgjoheshin të brohorisnin maqedonasit në rrugët e qytetit gjatë marrëshimit për në stadium, si dhe brenda tij.


Pavarësisht tragjedisë së madhe që përjetoi Shqipëria për shkak të tërmetit ku humbën jetën 51 persona, kjo nuk i ka sensibilizuar aspak tifozët e Vardarit, të cilët janë nxitës të drejtpërdrejtë të urrejtjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"